top of page
NJFN LOGO 2021 v1.0.jpeg

NJFN Training Center

Career, Confidence, Strategy

  • Facebook
  • Instagram
TRAJNIMET

Trajnimet

Komunikimi – Zhvillimi aftësive komunikuese

Komunikimi joefektiv ndikon në uljen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit, apo e kundërta?!

Aftësia komunikuese është aftësia kryesore që ndihmon në paraqitjen e potencialit të plotë personal dhe profesional.

 

Sido që të jetë marrëdhënia me komunikimin sot, ajo mund të zhvillohet tutje dhe të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme.

 

 



LIDERSHIPI

 

Zhvillimi dhe menaxhimi i një ekipi kërkojnë aftësi personale dhe profesionale të cilat secili drejtues duhet ti ketë. 

Gjatë këtij trajnimi kandiatët do të kenë mundësi  për të kuptuar rolet e lidershipit, llojet dhe dinamikën e ekipit si dhe funksionimin e menaxhimit bazuar në rezultate. 

Trajnimi i dedikohet secilit kandidat që ka ambicie në zhvillimin e vetëvetes dhe karrierës profesionale. 

PROJEKTI
aktual

 

Nëpërmjet këtij APLIKIMI ju do të bëheni pjesë e trajnimit aktual të organizuar nga Qendra.


Për detajet, të cilat i keni lexuar në shpalljen e këtij trajnimi ose për detaje shtesë ju mund të kontaktoni me Qendrën sapo të pranojmë aplikimin tuaj.

Kliko "Më shumë" për detaje.

Vetëmenaxhimi - menaxhimi kohës

 

 

Koha të cilën e disponon secili individ për të arritur ato që i duhen apo i dëshiron është plotësisht e njejt.

Menaxhimi efektiv i kohës ndihmon të fokusohemi në rezultate. 

Ky trajnim do të ju ndihmoj që të përceptoni qartë sfidat tuaja në raport me menaxhimin e kohës, zhvilloni aftësi menaxhuese të vetëvetes, përdorni teknika në rritjen  produktivitetit në raport me pritshmëritë. 

RRETH NESH

Rreth nesh

NJFN Training Center  është Qendër e aktiviteteve mbështetëse mësimore e cila ka në fokus të veçantë zhvillimin personal dhe profesional të individit në përgjithësi dhe të rinjëve në veçanti. 

Personalietet e ndryshme në raport me tregun kanë nevoja të ndryshme të përmirësimit. Ajo që është e e sigurt është fakti se shumë nga ne kemi nevoj për ndihmë që të ndryshojnë mendësinë, përceptimet e gabuara ose frikërat të cilat na ndalojnë së qenuri versioni më i mirë I vetës sonë. 

 

Zhvillimi personal në sasi të konsiderueshme ndodhë në përditshmëri me marrëdhëniet tona me njerëzit, me punën, studimet, dhe çdo lëvizje tjetër. Por, nevojitet disiplinë e lartë dhe teknika për të qenë të vetëdijshëm se si ti absorbojmë këto ndryshime, ti njohim dhe ti bëjmë pjesë të aktiviteteve tona. 

Trajnimet, puna në ekipe dhe një mentor është investimi më i mirë që mund të bëjmë për vetën. 

Ne fokusohemi në ndërlidhjen komplekse të aktiviteteve mes informacionit, trajnimit, aktiviteteve praktike dhe rrjetizimit me tregun e punës, punë kjo me një ekipë profesionistësh me të cilën garantojmë suksesin. 

 

Misioni ynë është të japim 100% të kapacitetit profesional në shërbim të ngritjes së kapacitetit njerëzor dhe ofrimin e trajnimeve kualitative të cilat ju ndihmojnë të shfrytëzoni kapacitetin tuaj.

 

Pse duhet të zgjedh NJFN?

 

Përgatitu për karrierën tënde

Misioni ynë është të ndihmojmë zhvillimin profesional të liderëve të rinjë, duke synuar zhvillimin e mendësisë së shëndetshme dhe aftësimit për rritje në karrier.

Ne ndihmojmë kandidatët tanë të hulumtojnë rreth vetës së tyre, përparësive dhe mangësive, identifikimit të prioriteteve në jetë dhe ofrojmë këshillim mbi zhvillimin personal dhe profesional.

Ekipë profesionale 

Ne kujdesemi që bashkëpunëtorët tuaj dhe trajnerët tanë:
a) të jenë të kualifikuar
b) të kenë përvojë profesionale në atë drejtim
c) të jenë profesionist në dhënie të instruksioneve.
Në  çdo trajnim gjeni format përkatëse të organizimit, stafin e veçant të ekzekutimit dhe kontaktet tuaja direkte me mentorët dhe mbikqyrësit tuaj.

Square Stage
kjo qika 01.jpg

Të jesh pjesë e një projekti është më shumë se sa të jesh një pjesëmarrës, projekti bëhet pjesë e jotja. Së bashku me të ti do të rritesh do njohësh dhe do e kuptosh vetën tënde. Kështu ke një rrugë më të lehtë drejtë njohjes së vlerave tua.Të përfundosh studimet dhe të i bashkohesh këtij projekti ishte një ndër mundësit e pakta që të jepen, ndonëse gjatë studimeve përpiqemi të marrim më të mirën për zhvillimin profesional tregu i punës kërkon më shume sesa thjesht një diplomë, andaj dhe Nj.F.N. fillon e të jep elementet bazë të tregut. Paraqitja jote në një intervistë pune është tani më veç një hap i thjesht, sepse qendra ka ndikuar në forcimin dhe përvetësimin e pikave tua të forta, me qendrën ti je një hap para çdo sfide. Si individ jemi të prirur të mos dalim nga zona e komfortit sepse kështu do lëndoheshim e do gabonim në vendimet dhe detyrat tona.  Rutina ne na mban të sigurt zona e rahatisë është një gjendje mendore ku ndihemi të sigurt dhe të kontrolluar. Kjo zonë është një cikël pa rrugëdalje ndonëse monotone vazhdojmë të ndjemë siguri në të. Mirëpo nuk jemi të vetëdijshëm se kjo është ajo që na VRET por si kemi dëshira plane të pa përfunduara madje edhe të pa filluara, se akoma nuk e kemi marrë guximin që ti fillojmë, s’kemi punuar në një  plan të mirëfilltë dhe të detajuar të menaxhimit të kohës, detyrës dhe angazhimit tonë ditor me pretekstin e DËSHTIMIT, e ja jemi duke dështuar akoma pa filluar. Këtë avantazh ke nga projekti TI ja DEL akoma pa filluar dhe dështimi nuk është opsion.    

kjo qika 02.jpg

Projekti për zhvillim personal ka qenë një sfidë e frytshme, duke më mundësuar të zgjeroj njohuritë dhe aftësitë personale. Nëpërmjet angazhimit në këtë projekt, kam ndjekur trajnime që kanë pasur një ndikim thelbësor në përmirësimin tim personal.  Nga ana tjetër, në aspektin profesional, ky projekt ka sjellë përfitime të dukshme. Ajo që kam mësuar dhe zbatuar në projekt ka pasuar një ndikim pozitiv në performancën time në punë. Aftësitë e reja dhe njohuritë e fituara janë bërë një burim i vyer për të kryer detyrat me sukses.Gjithashtu, duke pasuruar aftësitë personale, kam ndjekur një rrugë të qëndrueshme drejt qëllimeve të mia profesionale. Ky projekt ka ndihmuar në formimin e një vizioni më të qartë dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme në karrierë.

KONTAKT
NJFN LOGO 2021 v1.0.jpeg

Kontakti

Qendra e Trajnimeve NJFN

 

njfntrainingcenter@gmail.com


Tel: +383 (0) 49 878 057

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page